Home / Kryesoret / Xhaferi: Nuk e kam ndërmend të lus askënd, e aq më pak Ivanovin

Xhaferi: Nuk e kam ndërmend të lus askënd, e aq më pak Ivanovin

Unë nuk e kam ndërmend të lus askënd, e aq më pak Ivanovin, tha një Kryetar Kuvendit Talat Xhaferi në konferëncën e sotme për shtyp. Xhaferi ka thënë se Ivanov ka afat deri në 19 maj për të dhënë mandatin për të formuar qeverinë e re, përndryshe alternativa tjetër është që ne si shumicë parlamentarë do të zgjidhim qeverinë pa mandat.

Nga aspekti institucional obligimet e mia ndaj Ivanovit i kam përfunduar, tha Xhaferi.

Për kushtet e zgjedhjeve lokale, Kryetari i ri i Kuvendit tha se ata do të mbahen, kur partitë politike do të arrijnë konsensus rreth datës. Pasi të ndodhë kjo, palët do të duhet të informojnë Kryetarin e Kuvendit, dhe më pas ai të planifikojë një takim për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

Xhaferi theksoi se palët duhet të respektojnë afatin ligjor prej 70 ditësh për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *