Home / Kryesoret / Xhaferi: Seancat do t’i udhëheq edhe në gjuhën shqipe (Video)

Xhaferi: Seancat do t’i udhëheq edhe në gjuhën shqipe (Video)

Kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka qenë i ftuar në emisioni “24 analiza”, ku ka folur për hapat e ardhshëm të tij dhe ngjarjet e fundit në Kuvendin e Maqedonisë. I pyetur se në cilën gjuhë do ta udhëheq seancën e parë në Kuvend, ai tha se këtë do ta bëjë edhe në gjuhën shqipe dhe maqedonase.

“Seancën e parë do ta udhëheq në gjuhën që ma lejojnë ligjet e Maqedonisë, ato janë gjuha shqipe dhe maqedonase. Kjo sipas ligjeve të vitit 2011”, deklaroi Xhaferi.

Ai gjatë kësaj interviste tha se kryetari është kryetar edhe kur drejtohet edhe kur udhëheq seancën dhe sipas tij, nuk ka asnjë problem që seanca të udhëhiqet në gjuhën shqipe.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *