Home / Lajme / Botë / Xhamia pa minare e shqiptarëve në Wil, ja ç’shkruan shtypi zviceran

Xhamia pa minare e shqiptarëve në Wil, ja ç’shkruan shtypi zviceran

Për ndërtimin e kësaj xhamie është shkruar shumë dhe shpesh në shtypin zviceran. Pjesërisht për shkak të rezistencës që një pjesë e banorëve të qyteit kanë bërë ndaj projektit.

Fundjavën që vjen, myslimanët e qytetit Wil përurojnë xhaminë e tyre. Ndërtesa, për shkak të ndalimit të minareve në Zvicër, është ngritur pa minare. Imami, Bekim Alimi, gjatë një prezantimi për gazetarët, sqaron se si kjo qendër islamike e takimit do të mund të bëhet simbol integrimi.

Hapjes së kësaj xhamie, të frekuentuar kryesisht nga besimtarët shqiptarë, mediat zvicerane i kanë bërë jehonë të madhe. Me këtë rast, shumica e mediave online në gjuhën gjermane sot e kanë publikuar një artikull të agjencisë zvicerane të lajmeve SDA, pjesë nga i cili është edhe ky artikull i albinfo.ch në gjuhën shqipe.

 Projekti model i myslimanëve të Wilit është i fshehur në fund të një rruge njëkahëshe jo larg stadiumit Bergholz. Ende nuk është vendosur në fasadë mbishkrimi “Mosche Wil-Xhamia Wil”, i cili u drejtohet kryesisht besimtarëve shqiptarë.

Për ndërtimin e kësaj xhamie është shkruar shumë dhe shpesh në shtypin zviceran. Pjesërisht për shkak të rezistencës që një pjesë e banorëve të qytetit kanë bërë ndaj projektit, i cili, siç shkruan sda ka qenë “një ndër shkaktarët e iniciativës kundër minareve”, e cila u votua në vitin 2009 nga zviceranët. Bazuar në këtë ndalesë, edhe myslimanët e Wil-it u desh ta përshtatnin projektin e ndërtimit të xhamisë.

Më tutje në artikull thuhet se nga 23 mijë banorët e qytetit Wil, rreth 15 për qind janë të besimit islam dhe janë të organizuar në një shoqatë, bashkësi të tyre. “Shumica janë me prejardhje nga Shqipëria* dhe Bosnja”. Kur ishte bërë kërkesa për ndërtimin e xhamisë, SVP vendore dhe një pjesë e qytetarëve kishin kundërshtuar. Ishin bërë plot 200 ankesa! “Përveç rezervave të tyre ndaj islamit, ata kishin argumentuar edhe me mungesën e vendeve të mjaftueshme për parkim dhe mungesën e lidhjes në komunikacionin rrugor. Po ashtu ka pasur dyshime për financimin e ndërtimit të xhamisë, prejardhjen e parave, pëercjell albinfo.ch. Por Alimi ngul këmbë se për ndërtimin e kësaj xhamie kursehet që nga viti 1992 dhe se i gjithë financimi bëhet vetëm nga donacionet e besimtarëve të këtushëm. Bëhet fjalë për rreth 4 milionë franga. Në këtë çmim është arritur edhe falë punës vullnetare të shumë besimtarëve.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *