Home / Lajme / Botë / Xhelati i Escobarit: Ka vrarë 250 persona dhe ka qëndruar prapa grilave 23 vite, sot ka mijëra abonues në YouTube (Foto/Video)

Xhelati i Escobarit: Ka vrarë 250 persona dhe ka qëndruar prapa grilave 23 vite, sot ka mijëra abonues në YouTube (Foto/Video)

Pasi kaloi 23 vite në burg, vrasësi profesionist me pagesë ka vendosur të “rrëfehet” për të bëmat e tij. Në “karrierën” si xhelat, ka pranuar se ka vrarë 250 persona. Ndërsa sot është një bloger në YouTube me mbi 250 mijë abonues, kurse për historinë e tij të përgjakshme janë shkruar edhe libra e janë bërë edhe filma.

“Jam vrasës profesionist. Kam vrarë për para. Gjithashtu kam vrarë për dashuri dhe respektin e madh për Pablo Escobarin”, ka deklaruar John Jairo Velasquez i njohur si Popeye, vrasësi më i besueshëm i njërit prej narko-dilerëve më të mëdhenj në botë, transmeton Telegrafi.

Për shkak të krimeve të kryera, ai kishte qëndruar prapa grilave plot 23 vite e tre muaj. Ai beson se për “veprat” e tij e ka larë “borxhin” duke qëndruar në burg.

“Me duart e mia kam vrarë 250 persona. Ndërsa nga e gjithë organizata kanë pësuar 50 mijë njerëz. Jam ekspert i terrorizmit, rrëmbimeve dhe të gjitha llojeve tjera të krimit”, ka shtuar Velasquez.

Karteli i Escobarit është përgjegjës për vdekjen e mijëra personave. Por, pavarësisht këtij fakti, Escobar vazhdon të jetë i famshëm, kurse posterët dhe grafitet e tij shihen gjithkund.

Ka qenë një luftë brutale, pasi asnjë bandë nuk i është kundërvënë shtetit në mënyrë të hapur. Narko-karteli i Pablo Esbocarit, ka vrarë 540 policë dhe ka plagosur 800 tjerë.

Në vitin 1989 karteli kishte vënë një bombë në një aeroplan komercial, duke shpresuar se do ta vrasin armikun e Escobarit, Cezar Gavrija. Në atë aeroplan kandidati për president nuk kishte qenë brenda, por 107 civilë tjerë po.

“Kam qenë 10-vjeç kur i kam parë ato skena të tmerrshme të rrëzimit të aeroplanit. Aty e kam kuptuar se në mesin e të vdekurve ishte edhe trupi i babait tim”, ka deklaruar Gonzalo Rohas, njëri nga viktimat e klanit të Escobar, i cili shpreson që Popeye të tregoj se kush e kishte porositur vrasjen në rastin e njohur si “Avianka”. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *