Home / Lajme / Maqedoni / Xhemal Ahmeti: Besa përfundoi pjesën e saj të skenarit të VMRO-së

Xhemal Ahmeti: Besa përfundoi pjesën e saj të skenarit të VMRO-së

Analisti dhe veprimtari Xhemal Ahmeti ka komentuar ngjarjet e së enjtes në Kuvendin e Maqedonisë, kur u lëndua rëndë lideri i LR-PDSH-së Ziadin Sela, si dhe deputetë, gazetarë dhe pjesëtarë të sigurimit, nga huliganët e VMRO-DPMNE-së që hynë në Kuvend pas zgjedhjes së Talat Xhaferit spiker parlamentar. Ahmeti, në komentin e tij në Facebook, e ka akuzuar Lëvizjen Besa për tradhti, ndërsa i ka kritukuar edhe liderët e partive tjera shqiptare që atë ditë nuk ishin në Kuvend, megjithëse janë deputetë, tranmseton Gazeta Express.

“Besa nuk iki por përfundoi pjesën e saj të skenarit të VMRO, ikanakët janë tjerër. E latë Selën vetë. Ata që ikën dihen më se ishin pjesë e krimit. Ata që nuk erdhën se dinin se do shpërthejë dhuna, janë po aq IKANAK dhe zuzarë, madje edhe më rëndë. Por ju që ishit brenda askush nuk u gjetët pranë Selës edhe pse ndoshta kishit parë që në fillim se kërkohej – pas kontrollimit të qindra fotografive dhe videove nuk më bind më kush ndryshe: Askush përveç Zijadin Selës, në atë vend nuk meriton votë. Kjo sidomos ngase edhe ai e dinte, ishte i paralajmëruar, se do të ketë dhunë por shkoi, madje edhe duke ditur se do jetë caku më i rrezikuar. Pse nuk bëri si liderët tjerë Menduh Thaçi, Ali Ahmeti që ndejtën në shtëpi se u kishin thënë se mund të rrezikohen? Pse shkoi të përballet? Ishte naiv, idiot apo çka? Një gjë e di: ai shkoi se beson në ato që thotë dhe bën dhe ky besim duhet t’i kthehet nga masat. Dhe si duket do t’i kthehet, merituar”, shkruan Ahmeti./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *