Home / Shëndeti / Xhenxhefili, Shëruesi Mrekullibërës i Organizmit

Xhenxhefili, Shëruesi Mrekullibërës i Organizmit

Kinezët thonë që “rrepat në dimër dhe xhenxhefili në verë mban mjekun larg.” Xhinxheri ose xhenxhefili konsiderohet si një prej bimëve më të shijshme dhe më të shëndetshme të planetit, vlerat e të cilit shkojnë përtej një stine të vetme.

Xhenxhefili është një antioksidant i fuqishëm që pastron trupin nga helmet. Ai bën një punë të mrekullueshme në kurimin e shqetësimeve në stomak, kundër inflamacionit, stimulon qarkullimin e gjakut, hollon gjakun, lehtëson dhembjet e muskujve dhe lufton infeksionet e brendshme.

Këto vlera nuk janë legjenda urbane, tashmë janë të miratuara shkencërisht. Një studim i publikuar në Qendrën e Bioteknologjisë i jep fund spekullimeve dhe shpjegon benefitet e xhenxhefilit për problemet e sistemit tretës, për problemet e stomakut gjatë udhëtimit dhe jo vetëm kaq.

Kërkimet për të mirat që vijnë nga konsumimi i xhenxhefilit vazhdojnë. Disa prej tyre sugjerojnë që ky produkt pikant mund të përdoret edhe në luftën kundër disa llojeve të qelizave të dëmshme që kërcënojnë organizmin. “Vlerat anti-tumorale të xhenxhefilit janë të dokumentuara”, thotë një studim i publikuar në Revistën Ndërkombëtare të Mjekësisë Parandaluese.

Një studim tjetër shpjegon se e njëjta substancë (gingerol) e bën xhenxhefilin pikant dhe lufton problemet serioze të sistemit tretës dhe zorrës së trashë. Për të provuar këtë teori, shkencëtarët e Universitetit të Minesotës përdorën eksperimente laboratori dhe arritën në konkluzionin që substanca gingerole që përmban xhenxhefili ishte parandaluese ndaj zhvillimit të qelizave të rrezikshme në zorrën e trashë.

Për më tepër, xhenxhefilit i atribuohen edhe vlera në trajtimin e artitit, fuqizimit të sistemit imunitar dhe në trajtimin e virozave të stinës.

Çaji i Xhenxhefilit

Përmban nivele të larta të vitaminës C, magnezit dhe mineraleve të tjera. Një kupë çaji para udhëtimit, parandalon të përzierat nëse ju zë makina apo deti. Përmirëson performancën e stomakut në tretje dhe kuron problemet e ndryshme në sistemin e frymëmarrjes duke nisur nga ftohja deri te alergjitë e ndryshme.

Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe qetëson muskujt. Për shkak të nivelit të lartë të antioksidantëve, forcon sistemin imunitar dhe ndihmon në çlirimin e stresit dhe qetësimin e sistemit nervor.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *