Home / Lajme / Botë / Xhihadistët pëlqejnë në Tuiter sulmin me bombë në Mançester

Xhihadistët pëlqejnë në Tuiter sulmin me bombë në Mançester

Ithtarët e grupacionit xhihadist Shteti Islamik mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale e përshëndesin sulmin e mbrëmshëm vdekjeprurës me bombë në qytetin britanik Mançester, transmeton BTA.

“Siç duket bombat e Aviacionit britanik mbi fëmijët në Mosul dhe Raka sapo u kthyen dhe ranë në Mançester”, shkroi publikisht një tuiterist me emrin Abdulla Hak.

Megjithatë, SHI-ja ende zyrtarisht nuk ka ndërmarrë përgjegjësi për këtë sulm, në të cilin kanë humbur jetën 19 persona, ndërsa 50 janë plagosur.

Në shumë profile të SHI-së në Tuiter, xhihadistët shprehin urime dhe bëjnë thirrje që sulme të këtilla të ndodhin në tërë Evropën dhe në SHBA.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *