Home / Showbiz / Yllka Kuqi rrëfehet për ekstravagancën: Përpiqem të mos i gjykoj ata që më gjykojnë

Yllka Kuqi rrëfehet për ekstravagancën: Përpiqem të mos i gjykoj ata që më gjykojnë

Këngëtarja Yllka Kuqi vazhdon të mbetet njëra ndër këngëtaret më atraktive të skenës.
Muaj më parë ajo solli dy projekte shumë të pëlqyera për publikun, të cilat u pritën mirë dhe morën suksesin e merituar.

Ndërkohë, muajve të fundit Yllka ka qenë disa herë e përfolur në media për ekstravagancën e saj në paraqitjet e fundit në klipe dhe rrjete sociale.

E ftuar në një intervistë për Telegrafin, këngëtarja Gjakova rrëfeu se për këtë pjesë ajo tregohet vërtet e suksesshme duke mos gjykuar personat që e gjykojnë atë, pasi “zheshja” e saj nuk ka qenë asnjëherë e tepruar.

“Ekstravaganca është pjesë e artit dhe besoj tregon edhe guximin që artistët kanë në përgjithësi. Ekstravagancë nuk d.m.th “keq ose mire”, por diçka jo e zakonshme dhe e guximshme, gjë që mua më pëlqen ta bëj ndonjëherë. E gjykimi është pjesë e jetës, ne jemi njerëz dhe jemi të mësuar të gjykojmë, diçka na pëlqen e diçka jo, varet nga momenti, shija, disponimi etj. Përpiqem të mos i gjykoj ata që gjykojnë”, u shpreh këngëtarja.

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *