Home / Lajme / Maqedoni / Zaev: Dëshpërohet me sjelljet e Beogradit zyrtar

Zaev: Dëshpërohet me sjelljet e Beogradit zyrtar

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, në një intervistë për televizionin rajonal N1 ka deklaruar se është jomiqësore mënyra në të cilën Serbia i komenton ngjarjet në Maqedoni, por ai shtoi se do të angazhohet që të ketë marrëdhënie të mira me Beogradin zyrtar, njofton Meta,

‘Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për skenaret maqedonase. Është jomiqësore sesi vendet tona fqinje flasin për Maqedoninë’, ka thënë Zaev.

Kryetari i LSDM-së, ndër të tjera ka shtuar se kriza në Maqedoni ‘të gjithve u ri mbi kokë’ dhe se zgjedhjet lokale do të duhej të mbahen më 15 tetor dhe më së voni në nëntor. Ai vlerësoi se kriza në Maqedoni nuk është etnike por politike dhe se e ardhmja e vendit është në multikulturalizëm.

I pyetur për thashethemet për ‘Shqipëri e Madhe’, Zaev ka thënë se shumë pak njerëz flasin për ide të tilla dhe se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është ‘kufij të hapur dhe moblizim i qytetarëve’.

Ai poashtu ka thënë se Talat Xhaferi do t’i respektojë Kushtetutën dhe Rregulloren për punë të Kuvendit.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *