Home / Lajme / Maqedoni / ZAEV: Do t’ja zgjati dorën Ivanovit për të mirën e Maqedonisë

ZAEV: Do t’ja zgjati dorën Ivanovit për të mirën e Maqedonisë

I ftuar në emisionin Clik Plus në tv21, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka thënë se është i gatshëm për t’ja zgjatur dorën Ivanovit nëse kjo është për të mirën e MAqedonisë,

“Unë jam i gatshëm për të falur,” ka thënë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në emisionin debativ ClikPlus në tv 21.

Ai pret që  javën e ardhshme, presidenti Gjorge Ivanov t’ia ndajë mandatin, sepse siç tha ai ka marrë informacione se vendimi i shumicës parlamentare ka mbëritur tek ai dhe nga e hëna ose e marta do të fillojë të rrjedhë afati prej 10 ditësh, gjatë të cilave presidenti ivanov është i obliguar që të japë mandatin, ka thënë Zaev.

“Nëse është e nevojshme, kam për t’ia zgjatur dorën Ivanovit, për të mirën e Maqedonisë”, ka thënë lideri i LSDM-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *