Home / Lajme / Maqedoni / Zaev flet për rastin e Kumanovës: Mirsad Ndrecaj ishte bandit dhe kriminel i reketit

Zaev flet për rastin e Kumanovës: Mirsad Ndrecaj ishte bandit dhe kriminel i reketit

Lideri i LSDM-së, i cili pret që me përkrahjen e partive shqiptare të bëhet edhe kryeministër i Maqedonisë, Zoran Zaev, në intervistë për “Kurir”-in serb ka folur edhe për ngjarjet e Kumanovës të para dy viteve, me ç’rast e ka quajtur njërin nga udhëheqësit e grupit shqiptar Mirsad Ndrecajn “kriminel, bandit dhe reketar”, transmeton Gazeta Express.

“Shumë struktura janë të përfshira në këtë ngjarje. Njëri nga ta është Sinisha Aleksovski.  Kemi dëgjuar një bisedë mes tij dhe personit që ju e quani komandant NATO, Mirsad Ndrecaj nga Kosova,i njohur si kriminel dhe bandit që reketonte në Kosovë, Serbi, Preshevë, Kumanovë, rajonin e Tetovës, pjesë të Shkupit dhe ata kishin komunikim me të. Pse ata kanë pasur nevojë për të  komunikuar me të. Ka indikacione serioze për Sinisha Aleksovski. Unë mendoj se Shefi i inteligjencës ka qenë tek Gjorge Ivanov, por ka indikacione të tjera që tregojnë përfshirje edhe të strukturave më të larta”, ka thënë Zaevi.

Ai ka folur edhe për aferat tjera që ka thënë se do t’i ndriçojë, si afera “Monstra” dhe vdekja e gazetarit Nikolla Mlladenov.

“U kam premtuar qytetarëve një hetimit ndërkombëtar të vrasjes në Liqenin e Smillkovës, për ngjarjet në Kumanovë, për vrasjen e gazetarit Nikola Mladenov, për vrasjen e aktivistit të VMRO-DPMNE Martin Neshkovski. Duhet patjetër të ketë një hetim ndërkombëtar për këto raste. Nëse duam që të jemi një vend si gjithë vendet tjera  nuk duhet që te ketë tabu tema të këtilla, të mos dihet se kush është vrasësi i katër fëmijëve maqedonas ortodoks ose të mos dihet se kush i vrau 8 policët tanë, pse të ndodhë kjo, kush qëndron pas kësaj, kush e vrau njërin nga gazetarët me të mirë të vendit, Nikolla Mlladenovin.Ai ka qenë kritikues edhe i LSDM edhe i VMRO-DPMNE-së”, përcjell Gazeta Express fjalët e liderit socialdemokrat maqedonas.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *