Home / Kryesoret / Zaev godet Talat Xhaferin: Ta përmirësojë gabimin me flamurin
Macedonian Social Democratic leader Zoran Zaev and members of his party attend a news conference in Skopje, Macedonia, April 28, 2017. REUTERS/Ognen Teofilovski

Zaev godet Talat Xhaferin: Ta përmirësojë gabimin me flamurin

Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë Zoran Zaev deklaroi sot se pret që kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi i BDI-së, ta “përmirësojë gabimin” dhe ta heqë flamurin kombëtar shqiptar nga kabineti i tij.

I pyetur nga gazetarët për koment lidhur me vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar pranë atij maqedonas në kabinet nga ana e spikerit të ri parlamentar, Xhaferit, Zaev tha se “ligjet në Maqedoni janë të qarta dhe duhet të respektohen” dhe se “personi që e ka bërë gabimin duhet ta përmirësojë atë”.

Zaev deklaratën e bëri pas takimit me zarytarët e OSBE-së sot në Shkup. Ai sot më herët takoi liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti dhe vizitoi në spitalin e Tetovës liderin e LR-PDSH-së Ziadin Sela, i cili po rikuperohet për rrahjes mizore nga huliganët maqedonas të enjten e kaluar në Kuvendin e Maqedonisë.

Zaevi gjithashtu deklaroi se pret që presidenti maqedonas Gjorge Ivanov t’ia japë mandatin, në mënyrë që deri në fund të muajit ta formojë qeverinë e re./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *