Home / Lajme / Maqedoni / Zaev i do gjitha partitë shqiptare në koalicion, BDI dhe Aleanca të gatshme, Besa pret mandatin (VIDEO)

Zaev i do gjitha partitë shqiptare në koalicion, BDI dhe Aleanca të gatshme, Besa pret mandatin (VIDEO)

67 nënshkrimet e deputetëve që i morri për t’i dëshmuar kryetarit të shtetit se ka shumicë parlamentare, kreu i LSDM-së Zoran Zaev tani dëshiron që të njëjtit t’i ketë në qeveri.

“I kemi 67 nënshkrime të cilat u dhanë me qëllim që të jepet mandati. Unë pres qe të gjitha partitë që kanë dhënë nënshkrimet do të jenë të gatshme që të jenë pjesë e qeverisë e jo vetëm e shumicës parlamentare. Tash do të vijojnë bisedimet, nëse doni përgjigje më konkrete unë dua që të gjithë të marrin pjesë, dua edhe BDI edhe BESA edhe Aleanca për Shqiptarët të jenë pjesëmarrës në qeverinë e re”, u shpreh Zoran Zaev, Kryetar i LSDM-së.

Lëvizja Besa është e gatshme që të filloj bisedimet me LSDM-në për të qenë pjesë e qeverisë së saj, por mbështetja nuk do të jetë e pakusht.

“Për mundësinë e përfshirjes së Lëvizjes Besa në qeverinë e ardhshme mbetet të vendosim pasi që Zoran Zaev ta merr mandatin dhe të filloj negociatat për formimin e qeverisë së ardhshme. Ne i kemi bërë 3 parime mbi të cilat duhet të formohet qeveria e ardhshme, duke filluar që në qeverinë e ardhshme nuk duhet të ketë persona të inkriminuar, të hapet diskutim për ridefinimin juridiko-kushtetues të pushtetit dhe qeveria e ardhshme të jetë e afatizuar me kohë”, tha Orhan Murtezani, nga Lëvizja BESA.

 Koalicionin mes Lidhjes Socialdemokrate dhe Bashkimit Demokratik për Inegrim, e zyrtarizoi para 2 muajve vet lideri i BDI-së Ali Ahmeti.

“Nuk duhet shumë analizë e thelluar. Veç më ky koalicion funksionon mes BDI-së dhe LSDM-së, ne këmbejmë informacione për shumë gjëra”, tha Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.

Më 23 mars, edhe kryetari i LR-PDSH-së Ziadin Sela largoi dilemat duke konfirmuar për TV21 se Aleanca për Shqiptarët do të jetë pjesë e koalicionit për reforma me LSDM. Sela asokohe tha se do t’i jep mbështetje Zoran Zaevit për kryeministër të një qeverie reformatore.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *