Home / Kryesoret / Zaev: Kemi përparuar me bisedimet, deri të dielën përfundojmë gjithçka (Video)

Zaev: Kemi përparuar me bisedimet, deri të dielën përfundojmë gjithçka (Video)

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ka folur për mediat pas përfundimit të takimeve me liderët e BDI-së, LR-PDSH-së dhe Lëvizjes Besa, respektivisht me Ali Ahmetin, Ziadin Selën dhe Bilall Kasamin,

 

Zaev bëri të ditur se ka përparim në bisedimet për formimin e qeverisë së re, por ende nuk mund të thotë nëse do të ketë Qeveri me katër pjesëmarrës, pra mes LSDM-së, BDsë, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa.

Ai bëri të ditur se takimi i radhës do të jetë nesër, nëse Kongresi i LSDM-së përfundon në kohë, në të kundërtën takimi do të mbahet të dielën, duke shtuar se janë angazhuar që gjithçka të përfundojë deri të dielën. Zaev shprehet optimist për formimin e Qeverisë së re në javën që vjen.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *