Home / Kryesoret / Zaev: Kjo qeveri do të jetë qeveri e shpresës dhe e së ardhmes

Zaev: Kjo qeveri do të jetë qeveri e shpresës dhe e së ardhmes

Mandatari për qeverinë e re të Maqedonisë ju është drejtuar deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë duke ju thënë se kjo qeveri do të jetë qeveri e shpresës për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, 

 

”Këtu para qytetarëve ju them se nuk do të ndryshojmë emrin pa referendum për të cilin do të vendosin qytetarët. Qytetarët do të vendosin për të ardhmen tonë. Për çdo gjë do të jetë ligji! Ligji që ne e votojmë. Ligji para të cilit do të përgjigjemi të gjithë. Vetëm kështu do të jemi të barabartë me qytetarët që na kanë sjellë këtu. Kemi dy ministra më pak se qeveria juaj. është dashur të kemi më shumë. Do të na duhet edhe ndihma e opozitës, nëse duam t’i kthejmë të rinjtë në vend. Të gjithë i kemi tanët ata të rinjtë, t’i sjellim në gjirin tonë. Ju thoni se ekonomikisht e kemi keq programën për ekonomi. Ju them se do të ju mbajmë ligjerata për ekonomi. I pranoj edhe kritikat edhe ofendimet. E vërteta është një, dhe ajo do të del në sipërfaqe. Askush nuk kërkoi që të sulmohet shteti dhe të prishet uniteti i shtetit. Revanshizëm nuk do të ketë se qytetarët duan jetë. Do të punojmë për bashkimin e popujve në vend. Ju lus që të na mbështetni për ligje që janë për qytetarët. E ardhmja do të na dënojë nëse nuk ju’a plotësojmë nevojat qytetarëve dhe nuk e çojmë vendin përpara.” tha mes tjerash Zaev duke ju përgjigjur të gjithë deputetëve.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *