Home / Lajme / Maqedoni / Zaev: Maqedonia u rikthye në binarët e demokracisë

Zaev: Maqedonia u rikthye në binarët e demokracisë

Kreu i LSDM sot me rastin e festës së 1 Majit ditës ndërkombëtare të punës, të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, ua ka uruar këtë ditë duke theksuar se Maqedonia po rikthehet në binarët e demokracisë dhe nuk ka forcë se kush e ndal atë,

“Të dashur qytetarë, të jenë krenar për luftën tonë të përbashkët për drejtësi, kualitet më të mirë jetësor, për punë dinjitoze, paga të mira dhe pensionet, për të avancuar Maqedoninë. Ky 1 maj 2017 është dita e këmbënguljes sonë dhe besimit në jetë për të gjithë dhe një dëshmi se kjo është  e mundur.

Së bashku, të bashkuar me njëri-tjetrin, të sigurojë një Maqedoni demokratike, të lirë  me stabilitet ekonomik dhe social për të gjithë qytetarët.Qytetarët e Maqedonisë më shumë se kurrë janë të vendosur për të marrë dhe për të mbrojtur të drejtat e tyre. Vendimi u miratua më 11 dhjetor dhe kjo na detyron që këtë ta realizojmë deri në fund, përmes krijimit të qeverisë se re reformuese.

E drejta për të pasur një vend pune të sigurtë është  vlerë primare e secilës shoqëri moderne dhe të civilizuar. Vetëm punëtorët e motivuar mund ta shpiejnë përpara një ndërmarrje, të cilat janë motori i ekonomisë së një vendi, e ne e kemi planifikuar dhe do ti përkushtohemi këtij spektri!”. Maqedonia shkon përpara!  1 Maji i këtij viti paralajmëron se Maqedonia po rikthehet në binarët e demokracisë që i takon popullit dhe punëtoreve. Gëzuar 1 maj Dita e Punës! “, thotë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në prononcimin e tij për ditën ndërkombëtare të punës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *