Home / Kryesoret / Zaev: Me Vuçiçin kemi biseduar për bashkëpunim me Serbinë

Zaev: Me Vuçiçin kemi biseduar për bashkëpunim me Serbinë

Me nevojen për perspektiva serioze evropiane si për gjithë rajonin, ashtu edhe për Maqedoninë dhe Serbinë, do shfrytezojme mundësinë që ta shtrijmë dorën dhe të shprehim keqardhje për disa deklarata të papajtueshme e ndërkohë të fokusohemi në përmirësimin e bashkëpunimit mes të dy vendeve”, deklaroi mandatari Zoran Zaev pas takimit me kryetarin e Serbisë, Aleksander Vuçiq në Bruksel në intervistë për AlXhezeira”.

Në pyetjen gazetareske se a kanë biseduar me Vuçiq për lajmin që është publikuar në media se ngjarjet që ndodhën në sulmin e dhunshëm në Kuvend ku brenda ishte edhe ish zëvendës drejtor i Agjencisë Informative së Sigurisë Serbe –BIA, Zaev theksoi se nuk kanë diskutuar për të gjatë takimit.

“Ne nuk kemi biseduar për përfaqësues të Shërbimit Sekret dhe të ngjashme, besoj se institucionet e të dy shteteve, Shërbimi ynë Sekret dhe Sherbimi Sekret i Serbisë do të gjejnë alternativa për këtë çështje. Kemi biseduar rreth bashkëpuimit të dy vendeve dhe te ardhmes euroantlantike. Nese Maqedonia ka raporte te mira me rajonin kjo do të ndikojë pozitivisht tek ndërkombëtarët dhe gjithë Ballkani Perendimor, tha Zaev, transmeton Almakos.

Sipas burimeve të Tellmë Goran Zhivaleviq, është ish zëvendës drejtor i Agjencisë Informative së Sigurisë Serbe –BIA, ndërsa tash është zyrtar i cili punon në ambasadën në Shkup në mandatin e tretë. Ai ka hyrë në Kuvend pas orës njëzet dhe është drejtuar drejt sallës ne kuvend ku akoma ishin deputetët e VMRO-DPMNE-së.

Goran Zhivaleviq për televizionin Tellma ka deklaruar se ka qenë i pranishëm në Kuvend pas detyrës zyrtare që të shoh se në incident a kanë marrë pjesë edhe persona nga Serbia, tifoz ose ekstremist.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *