Home / Kryesoret / Zaev në Bruksel së bashku me Mogherinin dhe Trump?

Zaev në Bruksel së bashku me Mogherinin dhe Trump?

Shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini ka ftuar në takim gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor më 24 maj në Bruksel. Qëllimi i këtij takimi joformal është të bisedohet për situatën në rajon, praktikisht disa orë para arritjes së presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, në Evropë ku do të ketë takime me udhëheqësit e BE-së dhe NATO-s,

 

Sipas burimeve jozyrtare nga Brukseli, ftesat akoma nuk janë dërguar deri tek liderët, por pritet që në takim me Mogherinin të marrin pjesë edhe kryeministrat e gjashtë vendeve.

A do të merr Zoran Zaevi ftesë dhe a do të gjende në të njëjtën ngjarje me presidentin e ri të SHBA-ve akoma është e paqartë. Nëse nuk udhëton Zaevi për në Bruksel, atëherë pritet që në këtë takim të jetë i pranishëm kryeministri teknik Emil Dimitrievi.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *