Home / Lajme / Maqedoni / Zaev në rolin e kryeministrit u drejtohet qytetarëve: Maqedonia do të jetë e të gjithëve

Zaev në rolin e kryeministrit u drejtohet qytetarëve: Maqedonia do të jetë e të gjithëve

Zoran Zaev në foltoren e Kuvendit tha se ai do të udhëheq një qeveri reformatore në Maqedoni, transmeton Gazeta Express.

Ai tha se u ka premtuar të gjithëve se do të sjellin jetë për të gjithë në Maqedoni.

“Do të fokusohemi në ekonominë, në institucione të forta dhe drejtësi për të gjithë, dhe do të fokusohemi për NATO dhe perspektiva evropiane. Para juve kërkoj besimin për qeverinë e re dhe për programin e ri”, tha Zoran Zaev, duke shtuar se do të punoj në të mirën e qytetarëve të vendit.

Ai tha se Maqedonia do të jetë shtet i të gjithëve.

“Jemi përcaktuar për të formuar një shoqëri ku të gjithë do të kenë të drejta të njëjta BE dhe NATO janë përcaktimet strategjike tona. Qëllimi ynë është fillimi i bisedimeve me BE në afat sa më të shkurt dhe anëtarësim në NATO sa më shpejtë. Fokusi jonë është rritja ekonomike. Rroga minimale që në vitin e parë do ta risim me ligj në 12 mijë denarë. 16 mijë denarë rrogë minimale deri në fund të mandatit. Qëllimi ynë është deri në 30 mijë denarë rrogë mesatare neto në Maqedoni”, tha mes tjerash Zaev,

Duke përmendur reformat e reja, Zaev tha se do të hiqet testimi ekstern. Poashtu tha se do të krijoj administratë efikase.

“Do të zgjidhim problemin me administratorët që marrin paga dhe nuk punojnë. Për ta do të caktohet vendi i punës”, tha Zaev.

Zaev tha se deri në vitin 2020 kanë për qëllim të ulin nën 16 për qind shkallën e varfërisë.

“Qeveria e re do të kushtoj vëmendje që të rinjtë të mbesin këtu në Maqedoni. Qeveria e re do të jep para të pakthyeshme për të rinjtë me ide për biznese”, tha Zaev.

Zaev tha se do të formohet repart special në Gjykatën për rastet të cilat i udhëheq Prokuroria Speciale Publike.

Ai tha se vendin e presin sfida dhe reforma serioze.

“Ka nevojë për përfshirje nga të gjithë. Kjo është koha e qytetarit. Të gjithë që ja mendojnë të mirën qytetarëve duhet të vendosin në procesin e reformave që pason. Të ndarë nuk mund të bëjmë asgjë, por së bashku mund të sigurojmë të ardhmen për të gjithë”, deklaroi Zaev.

Ai premtoi se do të jetë kryeministër i të gjithë qytetarëve.

“Do të siguroj perspektiva dh jo izolim. Do të dëgjoj çdo zë, të çdo deputeti në këtë Kuvend”, tha Zaev.

Zaev tha se do të kenë zero tolerancë për korrupsionin, krimin, lidhjet dhe mbrojtjen.

“Ka ardhur koha për qeveri të qytetarëve, për institucione për qytetarët. Interesi ynë janë interesat e qytetarëve. Do të ketë ndryshim total në udhëheqjen e politikës në vend. Politikanët do t’i shërbejnë qytetarëve”, deklaroi mes tjerash Zaev.

 

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *