Home / Kryesoret / Zaev pas marjes së mandatit theksoi ;Qeveria do të jetë në bazë të parimeve themelore dhe sundimin e së drejtës.

Zaev pas marjes së mandatit theksoi ;Qeveria do të jetë në bazë të parimeve themelore dhe sundimin e së drejtës.

Kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov, sot e mandatoi Zoran Zaevin për të formuar qeverinë e re të Maqedonisë,

Duke i përshëndetur të pranishmit Ivanovi tha se janë mënjanuar pengesat për dhënien e mandatit për formimin e qeverisë së re.

”Pengesat për dhënien e mandatit për formimin e qeverisë së Republikës së Maqedonisë janë mënjanuar. Koalicioni i udhëheqëur nga LSDM-ja, që ka shumicë në Kuvnedin e Maqedonisë, e propozoi Zoran Zaevin të jetë kandidati që do t’i jepet mandati për formimin e qeverisë së re”, tha Ivanov.

Ndërsa, Zoran Zaev edhe një herë shtoi se qeveria e re do të ruaj unitaritetin e shtetit, shumëetnicitetin dhe rendin kushtetues të saj.

”Të nderuar qytetarë, i nderuar Kryetar i Republikës së Maqedonisë, u falenderoj për dhënien e mandatit. Edhe një herë theksoj se pengesat për dhënien e mandatit janë mënjanuar. Kryetari Xhaferi e dorëzoi njoftimin për shumicën parlamentare, kurse unë dorëzova garancat për unitaritetin e shtetit. Në emër të shumicës parlamentare garantoj se do ta ruajmë unitaritetin, rendin kushtetues, sovranitetin dhe shumëetnicitetin e vendit.

Garantojmë interesat shtetorore dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve, pa dallim etnike, religjioni, gjinie. Qeveria do të jetë në bazë të parimeve themelore dhe sundimin e së drejtës.

Asnjë dokument plaformë, deklaratë, akt apo veprim që është kundër qëndrimeve të mëlarta, nuk mund të jetë kusht për formimin e qeverisë së Maqedonisë”, tha Zaev.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *