Home / Lajme / Maqedoni / Zaev pas takimit me OSBE-në: Të respektohen ligjet dhe Kushtetuta e Maqedonisë (Video)

Zaev pas takimit me OSBE-në: Të respektohen ligjet dhe Kushtetuta e Maqedonisë (Video)

Ka përfunduar takimi me përfaqësuesit e lartë të OSBE-së dhe Zoran Zaevit, ku është biseduar për situatën politike në vend dhe zhvillimet e fundit në Kuvend, ku u sulmuan fizikisht gazetarë dhe deputetë të shumicës parlamentare,

 Pas takimit, Zaevi tha se OSBE-ja mund të ofrojë një ndihmë të madhe, parasegjithash për reformat që e presin Maqedoninë, reforma që ndërlidhen edhe me kriza të këtilla.

Ai bën të ditur se LSDM-ja ka kërkuar nga OSBE-ja që të përfshihet në këto procese që kanë të bëjnë me stabilizimin e vendit. I pyetur për flamurin shqiptar të vendosur në zyrën e kryetarit të ri të Kuvendit, Talat Xhaferi, Zaev tha se duhet të respektohet Kushtetuta e vendit.

”Dua të respektohen ligjet dhe Kushtetuta e Maqedonisë, pa marrë parasysh nëse këto shkelen edhe nga partneri ynë i koalicionit. Ligjet janë të qarta dhe duhet të respektohen. Nëse ndodhë ndonjë gabim i caktuar, atëherë shpresoj se do të përmirësohet. Ajo që duhet të jetë e qartë në Maqedoni është se ligji duhet të vlejë për të gjithë”, u shpreh ai.Edhe në aspektin e përdorimit të gjuhëve, Zaev tha se është biseduar me partnerët e koalicionit që të ketë përparim në përdorimin e gjuhëve, por edhe në mbrojtjen e tyre, si të gjuhës maqedonase, shqipe, rome, etj.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *