Home / Lajme / Maqedoni / Zaev: Shpresa është zgjuar, do të ndërtojmë shoqëri të barabartë për të gjithë

Zaev: Shpresa është zgjuar, do të ndërtojmë shoqëri të barabartë për të gjithë

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, gjatë fjalimit të tij në kongresin e 22-të të partisë tha se që nga sot obligim i tyre do të jetë të sigurojnë jetë për të gjithë qytetarët e vendit. Zaevi theksoi se, që sot është hapur një fushë për ripërtëritjen e shoqërisë sonë,

 

“Nuk menduam vetëm për vete, por për të gjithë ne. Dhe ja mundësia para nesh, të ndërtojmë një shoqëri të barabartë, të përbashkët dhe më të mirë për të gjithë ne në Maqedoni. Ky nuk është fundi i luftës që e zgjodhëm, ky është fillimi jonë. E di se shpresa është zgjuar. Pas nesh kemi lënë katastrofa, ndërsa përpara kemi reforma”, tha Zaev para delegatëve të partsë dhe të ftuarve në kongresin e 22-të të partisë.

Zaev mes tjerash tha se me kujdes do të shikojë dallimet dhe idetë për qeverinë e re, pasi sipas tij, është koha t’u jepet fund ndarjeve dhe mospajtimeve.

Ai premtoi se do të punojnë me përkushtim dhe do të tentojnë që të arsyetojnë përkrahjen e dhënë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *