Home / Kryesoret / Zaev: Unë nuk do t’i shesë interesat kombëtare

Zaev: Unë nuk do t’i shesë interesat kombëtare

Maqedonia nuk do të jetë shtet binacional, ajo do të mbetet ashtu siç është dhe askush nuk do të vendosë interesa të huaja, tha lideri i LSDM-së Zoran Zaev në një intervistë me agjencinë e lajmeve bullgare BGNES, transmeton TetovaSot.

“E drejta për të protestuar është e garantuar në çdo shtet demokratik. Për këtë arsye të enjten e kaluar iu përgjigja të gjitha pyetjeve të kundërshtarëve të VMRO-DPMNE-së. Qartë jam përgjigjur se gjithçka që bëjmë do të jetë në interes të integritetit të Maqedonisë dhe në përputhje me Kushtetutën. Maqedonia nuk do të jetë shtet biacional, por ajo do të mbetet ashtu siç është. Askush nuk do të imponojë interesat e huaja. Në lidhje me “Platformë tiranaese”,  këtu bëhet fjalë vetëm për negociatat mes partive politike për të formuar Qeveri. Çdo gjë do të bëj qeveria do të jetë në interes të të gjithë qytetarëve të saj dhe Maqedonisë”, përcjell TetovaSot, citimin e Zoran Zaevit thënë agjencisë bullgare BGNES.

 Ai tha se pret që procesi demokratik të lëviz në pajtim me Kushtetutën, Rregulloren e Kuvendit dhe ligjet e Maqedonisë, dhe që do të thotë që kryetari i ri i sapozgjedhur i Parlamentit të merr edhe vulat, dhe të jetë i shpallur i zgjedhur edhe në Gazetën Zyrtare, dhe pastaj të lëshojë letrën deri tek Presidentit Gjorge Ivanov për dhënien e mandatit për kabinetin e ri.

“Të gjitha që i kam, është Maqedonia dhe nuk do të shesë interesat kombëtare. Maqedonia është atdheu i maqedonasve dhe komuniteteve të tjera ju e dini se këtu kemi bullgarë, serbë, romë, vllehë, turq, kemi edhe shqiptarë. Ajo është atdheu ynë – tha Zaev.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *