Home / Kryesoret / Zaev uron Presidentin e ri francez Makron

Zaev uron Presidentin e ri francez Makron

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, i dërgoi urim presidentit të sapozgjedhur të Republikës së Francës, Emanuel Makron.

 “I vlerësojmë dhe i përshëndesim përpjekjet që i kultivoni për liri dhe demokraci në një Evropë të bashkuar, që në mënyrë shtesë është inkurajim për vendet kandidate të BE-së, siç është Republika e Maqedonisë. Franca si një ndër shtyllat e Bashkimit Evropian, ka rol të rëndësishëm edhe për zhvillimin, stabilitetin dhe sigurinë e tërë rajonit të Ballkanit dhe jam i bindur se politikat Tuaja do të jenë kontribut dhe inkurajim shtesë për të gjitha proceset e rëndësishme” thotë Zaev në urimin e tij.

Qytetarët e Republikës së Maqedonisë, siç shton Zaevi, fuqimisht e respektojnë kontributin e Republikës së Francës për ripërtëritjen e proceseve demokratike në Maqedoni si dhe mbështetjen e madhe të integrimeve euro-atlantike të shtetit tonë.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *