Home / Lajme / Maqedoni / Zaev – Zekës: Në Parlamentin e Maqedonisë mund të këndohet vetëm himni i Maqedonisë

Zaev – Zekës: Në Parlamentin e Maqedonisë mund të këndohet vetëm himni i Maqedonisë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në një intervistë me televizionin bullgar BTV, ka treguar për ngjarjet e dhunshme që ndodhën të enjten e kaluar në Kuvendin e Maqedonisë.

Në pyetjen nëse intimimi i himnit të Shqipërisë nga ana e deputetit BESA, gjatë seancës, Zaev tha se kjo ishte një provokim.

Zaev tha se ai personalisht e dënon këtë rast dhe se në parlamentin maqedonas mund të këndohet vetëm himni i Maqedonisë.
“Çdo gjë që kam është Maqedonia, unë jam maqedonas, prindërit e mi janë maqedonas. Deri më tani në të gjitha mënyrat e mundshme dhe unë dhe kryetarët e partive shqiptare kemi konfirmuar se nuk do të ndryshohet kjo gjë. Kjo akuzë është vetëm një justifikim nga ana e VMRO-DPMNE që të mos të dorëzojë pushtetin, sepse kanë frikë nga përgjegjësia penale”, tha Zaev.

Zaev tha se askush nuk dëshiron, po as që mundet ta ndajë Maqedoninë. Ai konfirmoi se kryeministri i ri dhe se me opozitës në ardhmen me VMRO-DPMNE dëshiron të bashkëpunojë.

“Ne duhet të bashkëpunojnë për reformat, për qytetarët”, tha Zaev.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *