Home / Lajme / Maqedoni / Zaevi do të merr mandatin nga Ivanovi të enjten?

Zaevi do të merr mandatin nga Ivanovi të enjten?

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev, ka të ngjarë që të enjten të merr mandatin për të formuar Qeverinë e re nga presidenti Gjorge Ivanov, një ditë para skadimit të afatit ligjor, spekulohet nga kabineti i Presidentit.

“Gjëja më e rëndësishme është se ka vullnet për të zgjidhur situatën dhe besojmë se më 18-të do të përfundojmë gjithçka”, thonë burime të informuara mirë nga zyra e kreut të shtetit.

Kabinetët e Ivanovit dhe Zaevit disa herë kanë ra dakord për shkrimet e garancisë të gjysmë flete, të cilat parashikojnë se Qeveria e re do të respektojë Kushtetutën dhe nuk do të shkel organizimin unitar të vendit.

Nga LSDM-ja thonë se po provojnë në mënyrë konstruktive për të marrë mandatin nga Ivanov, por në qoftë se kjo përsëri nuk ndodh, nga atje njoftojnë se do të formojnë Qeveri pa mandat.

“Sa do të jenë absurde, ne kemi dorëzuar garancitë, sepse gjithsesi duhet të presin për të kaluar ai afat prej 10 ditëve. Por, në qoftë se Ivanov përsëri gjen justifikim për të mos dhënë atë mandat, ne me siguri do të formojmë Qeverinë, thonë nga Lidhja Social Demokrate.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *