Home / Showbiz / Zbulohen foto të papublikuara nga dasma e Kim Kardashian (Foto)

Zbulohen foto të papublikuara nga dasma e Kim Kardashian (Foto)

Kim Kardashian është martuar tre vjet më parë, saktësisht më 24 maj 2014.

Në një set fotografik të bërë rreth 3 vjet më parë në festën e beqarisë së saj, Kim duket e mrekullueshme e veshur me një fustan të bardhë teksa pozon pranë nënës së saj Kris Jenner si edhe motrave Khloe dhe Kourtney.

Kim dhe bashkëshorti i saj, reperi i njohur  Kanye West kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në një ceremoni të organizuar në qytetin italian Florence, transmeton Gazeta Express.

Ylli 36-vjecar ka ndarë  të mërkurën disa imazhe të bukura në faqen e saj kimkardashianëest.com, gjatë festës së beqarisë në Beverly Hills

Bukuroshja Kim Kardashian tregoi se kjo ishte një surprizë që ishte organizuar nga nëna e saj Kris Jenner dhe ajo doli të jetë e mahnitshme.

Kim dukej mahnitëse në veshjen e saj të bardhë Chanel me një rrip margaritar dhe perla  në qafë.

Kim kishte shkruar duke thënë se “Tre vjet më parë, në Hotelin e Gadishullit në Beverly Hills, nëna ime dhe motrat më befasuan. Mendova se po shkoj në një takim me nënën time dhe ajo më tha të vishja të bardha. Unë mendoj se duhet të kisha ditur se diçka ishte ngritur. Kam veshur këtë fustan të bardhë. Edhe ne kishim një tortë të Kullës Eiffel’, kishte shkruar ajo në faqen e saj.

Kujtojmë se javë më parë bukuroshja Kim Kardashian ishte kritikuar aq shumë nga fansat e saj për shkak të të pasmeve të saj me plot celulit, teksa shihej në bikini gjatë pushimeve të saj.

Për fat të keq, Kim nga kjo humbi 100 mijë ndjekës në Instagram. E nuk kaloi shumë kohë, Kim i tmerroi fansat e saj me këmbët e saj të cilët i janë dukur ngjyrë portokalli.

Megjithatë Kim Kardashian pavarësisht të gjitha këtyre skandaleve ende vazhdon të jetë më e përfolura në mediet rozë. /Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *