Home / Lajme / Kronika e zezë / Zbulohet një parcelë me drogë

Zbulohet një parcelë me drogë

Zbulohet një parcelë me drogë në vendin e quajtur “Hija e zezë”, Njësia Administrative Tunjë në Gramsh.

Nga kontrolli i territorit gjatë pasdites së djeshme, në fshatin Ermanj u zbuluan 46 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa.

Bimët narkotike ishin të sapo mbjella në pronë publike pa pronarë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Aktualisht po punohet për zbulimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës.

Materialet i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan  për veprime të mëtejshme për veprën penale  “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Gjithashtu lexo

Momenti i nxjerrjes së trupit të pajetë të fëmijës, që u mbyt në det (Video)

Janë publikuar pamjet e momentit kur është nxjerr nga deti trupi i pajetë i 10-vjeçares …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *