Home / Kryesoret / “Zbulon” Daçiç: Ja çfarë kërkonte agjenti serb në Kuvendin e Maqedonisë

“Zbulon” Daçiç: Ja çfarë kërkonte agjenti serb në Kuvendin e Maqedonisë

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka rrëfyer për praninë e përfaqësuesit të Agjencisë Informative të Sigurimit Goran Zhivaleviç, i cili ishte i pranishëm mbrëmjen e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, kur huliganë të “Për Maqedoni të Përbashkët mësynë në Kuvend duke lënduar rëndë disa deputetë, mes tyre kreun e LR-PDSH-së Ziadin Selën dhe atë të LSDM-së, Zoran Zaevin.

“Agjenti i cili ka qenë i pranishëm në Kuvend natën e sulmit, nuk ka shkelur asnjë protokoll diplomatike, por ai ka bërë vetëm dëtyrën e tij”, ka thënë Daçiç.

“Nuk ka marrë pjesë në vepër penale, vetëm ka raportuar për situatën në Maqedoni pasi që Serbia duhet të dijë se situata do të ndikonte në interesat nacionale dhe shtetërore”, tha Daçiç, përcjell “Portalb”.

Ministri serb shtoi se natën e sulmit, në Kuvend nuk ka pasur asnjë shtetas serb.

Ndërkohë, vetë Goran Zhivaleviç ka thënë për “Telma” se ka qenë i pranishëm në Kuvend sipas detyrës zyrtare, por nuk ka marrë pjesë në sulmin ndaj deputetëve.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *