Home / Showbiz / Zbuloni çfarë trajtimesh bëjnë yjet e “Hollywood” për tu dukur sa më të rinj (Foto)

Zbuloni çfarë trajtimesh bëjnë yjet e “Hollywood” për tu dukur sa më të rinj (Foto)

Të qenit përjetësisht i bukur, duket se është dëshira me e madhe e njerëzimit sot. Përgjatë gjithë kohës e kudo dëgjojmë të flasim për trajtime të ndryshme që premtojnë bukuri të përjetshme. Por deri ku mbërrijnë sakrificat e yjeve të Hollivudit për t’u dukur sa më të rinj?

Terapia më e preferuar e momentit quhet ‘krioterapi’ dhe në Francë ka hyrë vërtetë në modë. Një fanse e çmendur e kësaj terapie është edhe ish Zonja e Parë e vendit Carla Bruni. Kështu bukuroshes i duhet të futet në një dhomë me azot ku temperaturat arrijnë deri në minus 150 gradë celcius. Por ajo nuk është e vetmja që bën gjithçka kundër plakjes.

Trajtimi që e mban të freskët Victoria Beckham është pikërisht placenta e deles e përzierë me flori.

Ndër masazhet më të forta është ai i Eva Longorias me çokollatë të nxhehtë. Sipas saj ky trajtim e ndihmon të shkarkojë stresin dhe neutralizojë metabolizmin.

Lady Gaga mendon se sekreti i bukurisë janë masazhet në këmbë dhe duar ndaj ajo nuk heq dorë prej tyre as kur ndodhet në set.

Gwyneth Paltrow përdor një skrab me qeliza staminale të marrë nga një mollë zviceriane organike. Por jo vetëm make up i saj i shkëlqyeshem është falë jonit aktiv të argjentit që gjendet në të.

Angelina Jolie preferon maskat me haviar, të cilat kanë një efekt rigjenerues dhe japin një efekt kompakt për lëkurën. Por ajo është edhe një adhuruese e masazheve me diamant, një luks i shfrenuar që i përket vetëm një kategorie njerëzish duke qenë se kushton plot 25 mijë dollarë seanca.

Kate Moss është e fiksuar pas helmit të nëpërkës, një antirudhë e mrekullueshme e cila paralizon muskujt, eleminon rrudhat dhe lë një efekt të mëndafshtë.

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *