Home / Showbiz / Zë i ëmbël dhe i ngrohtë, “Hija Jote” – projekti që prezanton në skenë artisten e re nga Peja, Palma Pelaj (Foto/Video)

Zë i ëmbël dhe i ngrohtë, “Hija Jote” – projekti që prezanton në skenë artisten e re nga Peja, Palma Pelaj (Foto/Video)

Palma Pelaj, një zë i ngrohtë dhe një vajzë e re, plotë stil epozitivitet, me prejardhje nga Peja, por e lindur në Gjermani, është nga këngëtaret më të reja që po tenton t’i bashkohet estradës shqiptare.

Vokali i saj karakteristik dhe i ëmbël, ka bërë që Palma krahas studimeve, pasion të madh të ketë këndimin dhe muzikën.

Palma ishte para pak kohësh dhe pjesë e disa prej kompeticioneve për talentë të rinj, në Gjermani.

Ndërkaq, dëshira për të kënduar në shqip, këto ditë e ka sjellë Palmën në Prishtinë, ku e ka realizuar edhe këngën e saj të parë me titull “Hija jote”.

Komponuar e orekestruar nga Fatos Canolli, e tekst nga Vera Pelaj, kënga “Hija jote” që në ditët e para të publikimit në rrjetin social “Youtube”, ka arritur të klikohet e adhurohet mjaft nga audienca. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *