Home / Lajme / Maqedoni / Zendeli paralajmëron se BESA do të kërkojë ndryshimin e himnit dhe flamurit të Maqedonisë

Zendeli paralajmëron se BESA do të kërkojë ndryshimin e himnit dhe flamurit të Maqedonisë

Anëtari i Kryesisë Qendrore në Lëvizjen BESA, Shaban Zendeli sonte ka qenë ftuar në Rruga Drejt të Alsat – M.

“Momenti i intonimit të himnit shqiptar në Kuvend ishte si reaksion i këndimit të himnit nga ana e deputetit maqedonas. Duke pasur parasysh se edhe pjesë e Deklaratës së Platformës Shqiptare ka qenë edhe hapja e depatit për himnin e flamurin, mund të thuhet se intonimi i himnit shqiptar ishte reaksion për të treguar se himni aktual i Maqedonisë nuk është gjithëprfshirës, për këtë shkak duhet të hapet debat i cili edhe kërkohet në Deklaratën e Përbashkët të Partive Shqiptare”, – theksoi Zendeli.

Depuetët e BESËS kanë kontribuar në proces në vazhdimësi, këtë e dinë të gjithë tha Zendeli.

Sot edhe Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ka demantuar të gjitha zërat se pesë deputetët e Lëvizjes BESA kanë ikur nga Kuvendi të enjten e kobshmetë 27 prillit, por përkundrazi thotë ai, deputetët e BESËS kanë ndihmuar procesin e zgjedhjes së shumicës së re parlamentare. Në një intervistë për agjencinë Anadollu, Zaev sqaron se largimi i deputetëve të BESËS është bërë në konsultim me ta dhe pasi kanë kryer obligimin e tyre në sallë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *