Home / Lajme / Maqedoni / Zeqiri: Shqiptarët shmangën më të keqen në Maqedoni

Zeqiri: Shqiptarët shmangën më të keqen në Maqedoni

Duke folur për situatën në Maqedoni, deputeti shqiptar i LSDM-së, Muhamet Zeqiri thotë se gjërat janë duke u qetësuar.

I ftuar në Top Story, ai përforcon qëndrimin e shprehur nga ministri Bushati se platforma e partive shqiptare u shfrytëzua si alibi nga Nikolla Gruevski dhe Gjorge Ivanov për t’i refuzuar shumicës së re ngritjen e qeverisë së re.

“Gjërat janë duke u qetësuar dhe shpresojmë që më të keqen e kaluam dhe tmerrin që përjetuam si deputetë dhe qytetarë të Maqedonisë ditën e enjte. Platforma u shfrytëzua si alibi nga Gruevski dhe Ivanov për të çuar gjërat deri këtu ku ndodhemi”, deklaroi ai, transmeton TCH.

Zeqiri më pas foli për një detaj në ngjarjet tronditëse të ndodhura në Parlamentin maqedonas ditën e enjte.

 “Po të shihet, është një deputet i VMRO-së që mundohet të mbrojë Zaev dhe ne të tjerët gjatë gjithë kohës dhe në një moment më drejtohet mua dhe Talat Xhaferit duke na kërkuar që t’u bëjmë thirrje shqiptarëve që të mos tubohen në anën tjetër të Shkupit”, thotë Zeqiri.

Deputeti shqiptar i LSDM-së shton se shqiptarët në këtë situatë treguan maturi dhe shmangën më të keqen duke mos iu përgjigjur dhunës së VMRO-së.

“Ajo që ndodhi të enjten tregoi fytyrën e vërtetë të pushtetit 10-vjeçar të Nikolla Gruevskit”, thotë ai.

Ndërkohë, eksperti i sigurisë dhe ish-drejtues i lartë i shërbimeve inteligjente shqiptare, Bujar Rama sheh si kërcënim kryesor për destabilizimin e rajonit tonë nacionalizmin fetar.

“Nacionalizimi fetar i përdorur nga qarqe të ndryshme politike janë ato që kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkan”, deklaroi ai në Top Story.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *