Home / Kryesoret / Zgjedhjet lokale/ BDI: Presim që partitë të arrijnë konsensus

Zgjedhjet lokale/ BDI: Presim që partitë të arrijnë konsensus

Partitë parlamentare u takuan një ditë më parë larg syrit të opinionit, ndërsa nuk dihet nëse konsultimet, përmbajtja e të cilave nuk është bërë e ditur kanë vazhduar edhe sot. Asnjëra nga partitë nuk deshi të komentojë ose të japë detaje nëse në takimin “sekret” kanë arritur ndonjë marrëveshje paraprake në prag të koordinimit të së hënës me kryeparlamentarin Talat Xhaferi.

Takimi në Kuvend bëhet më qëllim që partitë të gjejnë gjuhën e përbashkët për ndryshimet në Kodin Zgjedhor që të mund të vazhdohet mandati i krerëve të komunave dhe këshillave komunal. VMRO-DPMNE-ja kërkon nga shumica parlamentare që urgjentisht të lejojë funksionimin e pushtetit lokal, të votohet për vazhdimin e mandatit të krerëve të komunave dhe të caktohet datë më e afërt për lokalet, njofton Alsat-M. Nga ana tjetër LSDM-ja thotë se bllokimi i komunave nuk ndodh për fajin e tyre, por për shkak të bllokimit të të gjitha proceseve në Maqedoni nga presidenti Gjorgje Ivanov dhe VMRO-ja.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *