Home / Kryesoret / Zgjedhjet lokale më 15 tetor, nëse voton edhe VMRO-DPMNE-ja

Zgjedhjet lokale më 15 tetor, nëse voton edhe VMRO-DPMNE-ja

Ky është përfundimi që doli nga takimi i parë koordinativ ndërmjet kryeparlamentarit, Talat Xhaferi dhe përfaqësuesve të partive politike parlamentare në legjislaturë me përjashtim të VMRO – DPMNE e cila nuk ka dërguar përfaqësues,

Përmes një deklarate pas takimit kordinativ nga kabineti i Kryetari të Kuvendit theksojnë:

“Palët ranë dakord se prioriteti i rëndësishëm për Maqedoninë është arritja e  marrëveshjes për miratimin e projektligjit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, për shkak se zgjedhjet lokale do të planifikohen të mbahen në gjysmën e parë të tetorit, dhe mandati i kryetarëve të komunave dhe këshilltarëveaktual do të vazhdohet deri në zgjedhjen e anëtarëvr të rinj të këshillit dhe kryetarëve të komunave. Gjithashtu Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi u informua se palët bien dakord për debatin mbi projekt-ligjin për të qenë efektive dhe për të përjashtuar çdo mundësi për vonesa të panevojshme.”

E gjitha kjo që të jetë efektive, Xhaferi kërkoi që urgjentisht të formohen grupet parlamentare dhe komisionet.
Nga VMRO-DPMNE-ja edhe pse ishin në Kuvend, përfaqësuesi i saj nuk u paraqit në takimin joformal të së shtunës. Nga sela e partisëmsot përsëritën se sipas tyre, data më e mirë për mbajtjen e zgjedhjeve është korriku, por thonë se e pranueshme është edhe tetori.

Edhe pse të gjithë po bëjnë thirrje për vazhdim të mandatit të këshillave komunal dhe kryetarëve të komunave, askush nuk po e përmend se ligji për Vetqeverisje Lokale, i cili sipas ekspertëve duhet edhe ashtu që të ndryshohet. Por, për ndryshim të tij duhen dy të tretat  e shumicës, që do të thotë se për ndryshim të tij duhen edhe votat e VMRO-DPMNE-së, diçka që nuk është rast për Kodin Zgjedhor.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *