Home / Kryesoret / Zgjedhjet lokale në muajin Tetor? – (VIDEO)

Zgjedhjet lokale në muajin Tetor? – (VIDEO)

Partitë parlamentare, të cilat sot ishin në koordinim tek kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi kanë arritur marrëveshje se prioritet kyç për Republikën e Maqedonisë është arritja e marrëveshjes për miratim të Propozim-ligjit për ndryshim dhe plotësim të Kodit zgjedhor, me të cilin mbajtja e zgjedhjeve lokale do të parashikohet për gjysmën e parë të tetorit, ndërsa mandati i kryetarëve të deritanishëm të komunave dhe i këshilltarëve të vazhdohet deri në në zgjedhjen e anëtarëve të rinj të këshillave dhe kryetarëve të komunave, kumtoi kabineti i Xhaferit.Kryetarwt e komunave theksojnw se shteti asnjëherë nuk ka qenë në një situatë të këtillë dhe duhet urgjentisht të ketë një zgjidhje.

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale sot apelon deri te partitë parlamentare politike dhe deri te të gjitha institucionet publike, para se gjithash deri te Kuvendi i Maqedonisë, urgjentisht të gjendet mënyrë për zhbllokimin e punës së organeve të komunave dhe Qytetit të Shkupit përmes vazhdimit ligjor të mandatit të kryetarëve të komunave dhe anëtarëve të këshillave deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Gjashtë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Maqedonisë, kriza politike seriozisht kërcënon me paralizë të plotë të vetëqeverisjes lokale. Prej nesër   kryetarët  dhe këshillat e të gjitha  komunave janë pa status të definuar juridik, ndërsa qytetarët janë në dilemë a do të mund t i realizojnë të drejtat e tyre para organeve të njësive të vetëqeverisjes lokale, nëpërmjet procedurave të cilat i kanë filluar apo kanë nevojë urgjente nga ajo. Administrata lokale dhe  shërbimet publike të nivelit  lokal janë të brengosur për pagat e tyre, si dhe për mënyrën se si në periudhën e ardhshme do të vazhdojnë t i kryejnë obligimet e tyre në mënyrë të pandërprerë, në shërbim të qytetarëve” theksohet në apelin e nënshkruar nga ministrja e Vetëqeverisjes Lokale Shiret Elezi, transmeton Televizioni Koha.

Pwrndyrshe, VMRO-DPMNE nuk morri pjesë në koordinimin e paralajmëruar në Kuvend, informojnë nga partia.

“Talat Xhaferi nuk është zgjehdur kryetar i Kuvendit të RM-së në procedurë ligjore dhe grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së nuk sheh arsye përse do t’i përgjigjej ftesës të cilën Talat Xhaferi e dërgon në cilësinë e kryetarit. Me përpjekjen për ta zgjehdur Talat Xhaferin për kryetar, LSD shkeli Kushtetutën dhe ligjet dhe Rregulloren për punë të Kuvendit”, kumtoi VMRO-DPMNE, transmeton Televizioni Koha.

Në koordinim ishin të pranishëm përfaqësues të LSDM-së dhe koalicionit, BDI-së, BESË-s, Aleancës për Shqiptarët dhe të PDSH-së, Prej sot komunat në Maqedoni nuk kanë kryetarë dhe këshilla komunale. Qytetarët mund të ngelin pa shërbime elementare të përditshme, ndërsa kryetarët e komunave janë në pritje të ndonjë vendimi poltik për të dalur nga kjo situate. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *