Home / Lajme / Maqedoni / Zgjidhet vetura më e vjetër në Maqedoni (Foto)

Zgjidhet vetura më e vjetër në Maqedoni (Foto)

Në poligonin para ASUC ‘Boro Petrushevski’ gjatë fundjavës u mbajt ekspozita e tretë me radhë e veturave. Prezantuan 270 ekspozues, mbi 3 mijë vizitorë dhe u shpërblyen veturat në 15 kategori,

 

Vetura më e vjetër në Maqedoni është Fiat topolino, edhe atë 81 vjet dhe ende është në gjendje të rregullt. Është blerë në vitin 1936. U zgjodh si më e vjetra në kategorinë Old timer.

Përveç kësaj kategorie, në manifestim u nda shpërblimi për veturën më origjinale old-timer Këtë çmim e mori Zastava 750, ose e njohur si fiqe.

Ndër kategoritë tjera, si vetura ma luksoze është zgjedhur Nisan GTR, e cila rrallë gjendet edhe në Evropë dhe kushton 200 mijë euro.

Këtë vit, në ekspozitë kanë marrë pjesë edhe pjesëmarrës nga Serbia, Shqipëria, Bullgaria dhe Kosova. Për veturën më të mirë mysafire u zgjodh Zastava 101, pjesësmarrës nga Vranja dhe Golf 1 pjesëmarrës nga Kosova. Gjithsej ka pasur 15 vetura mysafire.

Sipas njërit nga organizatorët dhe profesor në ‘ASUC’ Boro Petrushevski, tha se qëllimi i manifestimit tradicional është që të motivohen nxënësit të regjistrohen edhe në këtë shkollë të mes sepse numër më i madh i nxënësve zgjedhin Gjimnazin e përgjithshëm

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *