Home / Kryesoret / Zhbogar: BE-ja pret që së shpejti të formohet Qeveria e re

Zhbogar: BE-ja pret që së shpejti të formohet Qeveria e re

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, zhvilloi takim me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Ai i falënderoi për mbështetjen  që mori nga ana e institucioneve të BE-së dhe shteteve anëtare individualisht për zgjedhjen e tij për Kryetar të Kuvendit.

 Ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar theksoi se BE-ja pret që së shpejti të formohet qeveria e re, kurse më pas, së bashku me Kuvendin edhe Institucionet tjera Shtetërore. Republika e Maqedonisë të kthehet në proceset euroatlantike që nënkuptojnë vazhdimin e reformave. Shumë ambasadorë parashtruan pyetje konkrete lidhur me prioritetet në punën e Kuvendit, respektivisht pozita-opozita, transparenca e Kuvendit ndaj qytetarëve dhe publikut dhe gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit me organizatat dhe shoqëritë civile.

Kryetari Xhaferi, theksoi se prioritet është gjithsesi zgjedhja e Qeverisë së re, me çka pret që Presidenti i Republikës së Maqedonisë,  Gjorge Ivanov, ta respektojë Kushtetutën, pasi që bëhet fjalë për obligime institucionale, dhe nuk është çështje e vullnetit personal.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *