Home / Lajme / Maqedoni / Zhbogar vizitoi Ziadin Selën

Zhbogar vizitoi Ziadin Selën

Ambasadori I Bashkimit Evropian në Maqedoni Samuel Zhbogar, sot në mjediset e Spitalit Klinik në Tetovë vizitoi Liderin Sela.

Më pas ky delegacion i lartë u prit në një takim rasti nga Sekretari Gjeneral i LR-PDSH, Arben Taravari dhe funksionarë tjerë partiak të LR PDSH-së.

Taravari nga afër e informoi Euroambasadorin Zhbogar për gjendjen shëndetësore të Liderit Sela si dhe për përmirësimin e shpejt të shëndetit të tij.

Taravari foli edhe për situatën politike dhe ngjarjet e fundit që tronditën skenën politike në Maqedoni si dhe përsëriti qëndrimin e LR PDSH-së për zbardhjen sa më të shpejtë të këtij akti kriminal, gjetjen dhe ndëshkimin e huliganëve që ushtruan dhunë ndaj deputetëve dhe Ziadin Selës,

Taravari po ashtu nënvizoi edhe kontributin dhe vendosmërinë e LR-PDSH-së në tejkalimin e kësaj situate politike, për të mos kaluar në përmasa ndëretnike.

Në fund falënderoi Eurokomesarin Zhbogar për kujdesin dhe vizitën që i bëri liderit të LR-PDSH Ziadin Sela, si dhe për rolin politik të BE-së në gjithë këtë process dhe mbështetjen e BE-së për stabilitetin politik, nëpërmjet mesazheve të zyrtarëve të BE-se për tejkalimin e kësaj situate dhe hapjen e perspektivave integruese.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *