Home / Lajme / Kronika e zezë / Zhduket në mënyrë të mistershme një vajzë e mitur

Zhduket në mënyrë të mistershme një vajzë e mitur

Një vajzë e mitur në Tiranë, rezulton e zhdukur. Ka qenë nëna e saj, ajo që ka bërë denoncim në polici, duke kërkuar ndihmën e uniformave blu për gjetjen e së bijës.

S.M., 34 vjeçe, është paraqitur në polici ditën e djeshme, duke denoncuar se e bija M.M., 12 vjeçe është zhdukur pa gjurmë nga banesa.

E shqetësuar për atë që mund t’i ketë ndodhur vajzës, gruaja ka kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e saj.

Lidhur me denoncimin e 34- vjeçares, policia ka nisur kërkimet për gjetjen e së resë.  Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Gjithashtu lexo

Aksidentohet një 9 vjeçarë – (VIDEO)

Në udhëkryqin e fshatit Bogovinë të dielën  rreth orës 9.40 minuta ka ndodhur një aksident …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *