Home / Kryesoret / Zika më e rrezikshme sesa ishte menduar

Zika më e rrezikshme sesa ishte menduar

Zika mund të jetë më e rrezikshme për foshnjat e palindura sesa është menduar më parë, thotw një studim i ri.

Testet mbi majmunët shtatzënë të infektuar me virusin zbuluan se çdo fetus i vetëm kishte marrë disa gjurmë të Zikës.

Duke marrë një vështrim më të afërt, hulumtuesit në Universitetin e Wisconsin-Madison panë se infeksioni kaloi pa ndërprerje përmes indeve të nënës në sistemin nervor të fetusit, njofton Klan Kosova.

Ndërsa jo të gjitha foshnjat kanë lindur me simptoma tipike të Zikës, të tilla si kokë të thyera ose mikrocefali, disa kishin probleme të tjera, veçanërisht një inflamacion të pazakontë të syve, të cilwt ata mund të gjurmonin vetëm tek Zika.

Studiuesit paralajmërojnë se gjetjet e tyre ka të ngjarë të zbatohen edhe tek njerëzit, duke pasur parasysh se këto majmunë janë aq të ngjashme me njerëzit në përbërjen e tyre gjenetike.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *