Home / Lajme / Botë / Zjarr në Fukushima, alarm për përhapjen e rrezatimit bërthamor

Zjarr në Fukushima, alarm për përhapjen e rrezatimit bërthamor

Një zjarr i madh shpërtheu gjatë fundjavës në një pjesë të pabanuar të prefekturës japoneze të Fukushimas, duke shkaktuar shqetësime se flakët mund të përhapnin rrezatimin ajror.

Zjarri filloi në malin Juman në Namie, ku rrezatimi ka mbetur mjaft i lartë që nga fatkeqësia e vitit 2011 dhe  zyrtarët që vazhdojnë të shpallin atë një “zonë të rrezikshme”.

Tetë helikopterë nga prefekturat Fukushimas, Miyagit dhe Gunmas u dërguan menjëherë  në vend, shkruan ‘International Business Times”.

Kur helikopterët nuk mundën të ndalonin flakët, zyrtarët lokalë thërritën Forcën Tokësore Mbrojtëse, një degë e ushtrisë japoneze.

Zjarri ka gjasa të ketë filluar nga vetëtimat që kanë renë në rajonin e pabanuar.

Ai ka alarmuar të gjithë vendin nga frika e një rrezatimi bërthamor që mund të përhapet në rajonet e tjera aty pranë.

Gjithashtu lexo

Trump kërkon ndaljen e ndihmës financiare për Serbinë, ‘shpëton’ Kosova

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po bënë përpjekje që të reduktojë në mënyrë drastike …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *