Home / Lajme / Kronika e zezë / Zjarr në një shtëpi në Mavrovë, lëndohet një vajzë pesë vjeçare

Zjarr në një shtëpi në Mavrovë, lëndohet një vajzë pesë vjeçare

Një vajzë pesë vjeçarë ka marrë lëndime të rënda trupore në zjarrin që përfshiu një shtëpi familjare në fshatin Vërbjane, në Komunën e Mavrovës,

Sipas informacioneve të SPB Tetovë zjarri shpërtheu pasdite në orën 16 në shtëpinë e A.I (34). Zjarri dogji një pjesë të shtëpisë, ndërsa përhapjen e tij e ka parandaluar intervenimi i zjarrfikësve të Dibrës.

Nga zjarri është lënduar vajza e pronarit të shtëpisë, në duar, këmbë dhe trup, e cila është dërguar në Spitalin e Gostivarit, ndërsa për shkak të seriozitetit të lëndimeve është transferuar në Klinikën për Kirurgji Plastike.

Gjatë ditës së sotme do të kryhet hetim për të vërtetuar arsyet që çuan deri në shpërthimin e zjarrit.

Gjithashtu lexo

Kontrollohen lokalet e zhurmshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën  rreth orës 1.00 pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *