Home / Lajme / Maqedoni / Zvërlevski do të jep dorëheqje për të ardhur në një funksion të përhershëm?

Zvërlevski do të jep dorëheqje për të ardhur në një funksion të përhershëm?

Prokurori publik Marko Zvërlevski sipas “Svedok” do të jep dorëheqje, që Këshilli i Prokurorëve Publik të mund ta emërojë për zv.prokuror republikan publik – funksion i cili është i përhershëm dhe nuk i nënshtrohet asnjë afati dhe rizgjedhje,

Kjo, sipas planit të OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së duhet të ndodh këtë javë, që t’i iket zëvendësimit të tij pas formimit të qeverisë së re, e cila sipas gjitha paralajmërimeve, së pari do të kërkojë shkarkimin e drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov dhe prokurorit publik, Marko Zvërlevski.

Nëse Zvërlevski zgjedhet në këtë mënyrë nga Kuvendi, me propozim të qeverisë mund të largohet nga Prokuroria Publike, por sipas “leximit” të ligjit nga ana e “ekspertëve” në Këshillin e Prokurorëve Publik, Zvërlevski do të kishte mbetur si zv.prokuror publik – funksion i cili ka mandat të përhershëm.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *