Home / Lajme / Rajon / Zvicra dhe Austria, 3 milionë € për zhvillimin e zonave jourbane në Shqipëri

Zvicra dhe Austria, 3 milionë € për zhvillimin e zonave jourbane në Shqipëri

Zvicra dhe Austria do të bashkëfinancojnë zhvillimin e zonave larg qendrave të mëdha urbane në Shqipëri.

Bëhet fjalë për rreth mbi 3 milionë euro. Një pjesë e fondit do të përfitohet në formë grantesh nga pushteti vendor për projekte komunitare.

Christoph Graf, ambasador i Zvicrës në Tiranë, tha: “Po ndihmojmë pushtetin vendor që të thotë fjalën e tij. Një grup bashkish mund të hartojnë projekte të përbashkëta, për shembull, në sektorin e mbetjeve, ose projekte në furnizimin me ujë apo kanalizimet e ujërave të zeza. Pra, bashkitë duhet t’i bashkojnë forcat për të hartuar projekte në nivel rajonal. E gjithë kjo pasi të jetë pyetur komuniteti për rëndësinë e këtij investimi, pra një mënyrë vendimmarrjeje nga poshtë-lart”, tha Graf,

Siç raporton Top-Channel, projektet do t’i paraqiten për aprovim bordit të 4 agjencive rajonale. Ambasadori Graf thotë se fondi synon të arrijë kryesisht zonat e neglizhuara.

“Objektivi kryesor është të ketë një balancë të zhvillimit mes rajoneve, sepse jo të gjitha zhvillimet ekonomike ndodhin në Tiranë, por ka edhe zona të tjera me potencial në bujqësi, për shembull, Peshkopia ose veriu i vendit, Shkodra, mund të prodhojnë më shumë”, u shpreh Graf.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *