Home / Kryesoret / Zvrlevski mohon zërat për dorëheqje nga funksioni i Prokurorit të shtetit

Zvrlevski mohon zërat për dorëheqje nga funksioni i Prokurorit të shtetit

Unë nuk kam ndërmend që para kohe të tërhiqem nga funksioni, dhe funksioni im i mëtejshëm do të jetë në përputhje me ligjin, tha për Makfax, Prokurori shtetëror Publik, Marko Zvrlevski.

 Portali Svedok, duke cituar burime në Këshillin e Prokurorëve Publikë ka raportuar se “Prokurori Publik Zvrlevski do të japë dorëheqjen për të lejuar që Këshillin të emëroj si zëvendës prokurorit, funksion që është i përhershëm dhe nuk i nënshtrohet afatit të rizgjedhjes”, përcjell TetovaSot. Kjo, sipas planit të bërë mes VMRO DPMNE dhe BDI, siç pretendon Dokax duhet të ndodhë këtë javë, për të shmangur formimin e qeverisë, e cila sipas paralajmërimeve, së pari do të kërkojë shkarkimin e drejtorit të të Byrosë së MPB-së Mitko Çavkov dhe Prokurorit të Përgjithshëm, Marko Zvrlevski.

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev, në disa intervista të tij ka njoftuar ndërrimin e Zvrlevski, si një nga prioritetet e tij.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *