Home / Kryesoret / Zyrtare: Talat Xhaferi kryetar i ri i Kuvendit të Maqedonisë (Dokument)

Zyrtare: Talat Xhaferi kryetar i ri i Kuvendit të Maqedonisë (Dokument)

Talat Xhaferi tanimë njihet si kryetar i Kuvendit të Maqedonisë edhe zyrtarisht nga Ndërmarrja Publike ”Gazeta Zyrtare e Maqedonisë”, kështu shkruan ky institucion pas përditësimit të vendimit në ueb faqen e tyre, 

Publikimi mban numrin: 53 nga 08.05.2017:

”Vendimi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë”

Ndryshe, Talat Xhaferi u votua me 61 vota nga deputët në Kuvendin e Maqedonisë që tanimë bëjnë shumicën e re parlamentare. Pas votimit të tij, krisi dhuna në Kuvend nga protestuesit që hynën në shtëpinë ligjvënëse me anë të dhunës, ku u lënduan disa deputetë dhe gazetarë. Kjo njihet si e enjtja e zezë.

Prej këtij momenti është aktivizuar edhe letra e dërguar nga Xhaferi deri tek kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov për ta njoftuar se në Kuvend ka shumicë të re parlamentare dhe në afat prej 10 ditëve ai duhet ta jep mandatin për krijimin e qeverisë së re.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *