Home / Lajme / Botë / Zyrtari i Trump e quan sulmin me raketa ndaj Sirisë argëtim pas darke

Zyrtari i Trump e quan sulmin me raketa ndaj Sirisë argëtim pas darke

Sekretari i Tregtisë i SHBA-së, Wilbur Ross, ka thënë se sulmet ajrore të Presidentit Donald Trump ndaj Sirisë shërbyen si argëtim pas darke në resortin e tij luksoz në Florida.

“Tamam kur po shërbehej torta, presidenti [Trump] ia shpjegoi [Presidentit kinez Xi Jinping] se dëshironte t’i tregonte diçka, e që ishte shkrepja e 59 raketave ndaj Sirisë,” ka thënë Ross, duke përshkruar momentin e takimit të prillit mes dy liderëve që ishte ndërprerë nga sulmet ushtarake ndaj Sirisë, transmeton Express.

“Ishte argëtim pasdarke,” ka shtuar ai, sipas Variety.

Ai shtoi: “Fakti është se Presidentit nuk i ka kushtuar asgjë për ta pasur këtë argëtim.”

Trump autorizoi bombardimin e bazës ajrore të Sirisë që dyshohej se ishte burim i sulmit shkatërrues kimik që vrau më shumë se 80 civilë më 6 prill.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *