Home / Lajme / Rajon / 10 milionë euro për shpenzime jashtë vendit

10 milionë euro për shpenzime jashtë vendit

Shuma të mëdha parash të buxhetit të shtetit edhe më tutje vazhdojnë të shpenzohen për udhëtime zyrtare brenda dhe jashtë vendit.

Duke u bazuar në të dhëna zyrtare të Ministrisë së Financave (MF) shihet se për këtë qëllim gjatë vitit që lamë pas janë shpenzuar më shumë se 10 milionë euro apo rreth gjysmë milioni euro më shumë sesa në vitin paraprak. Mirëpo një shumë e madhe e mjeteve shpenzohet edhe për udhëtime zyrtare brenda vendit.

Në bazë të dokumenteve që ka siguruar gazeta “Zëri” shihet se për këtë qëllim gjatë vitit që lamë pas janë shpenzuar më shumë se 1.4 milion euro.

Për shpenzime të udhëtimeve zyrtare jashtë vendit gjatë vitit 2016 janë shpenzuar hiç më pak se 3,563,000 euro, gjatë vitit 2015 janë shpenzuar 3,482,000 euro, derisa gjatë vitit 2014 janë shpenzuar 3,363,000 euro.

Po ashtu, për mëditje dhe për udhëtime zyrtare jashtë vendit gjatë vitit 2016 janë shpenzuar 3,112,000 euro, gjatë vitit 2015 janë shpenzuar 2,715,000, derisa në vitin 2014 janë shpenzuar 2,818,000 euro.

Gjithnjë duke u bazuar në të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave shihet se një shumë e madhe prej 2,316,000 eurosh është shpenzuar edhe për akomodim për udhëtime zyrtare jashtë vendit e ku për këtë qëllim në vitin 2015 janë shpenzuar 1,899,000, e derisa në vitin 2014 janë shpenzuar 2,045,000 euro.

Në kategorinë ekonomike të identifikuar si shpenzime të tjera për udhëtim zyrtar jashtë vendit në vitin 2016 janë shpenzuar 1,357,000 euro, në vitin 2015 janë shpenzuar 1,510,000 e derisa në vitin 2014 janë shpenzuar 1,305,000 euro.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *