Home / Lajme / Rajon / Mesazhi serioz i Ermal Mamaqit pas votës për “të duhurin”

Mesazhi serioz i Ermal Mamaqit pas votës për “të duhurin”

Ashtu sikurse shumica e shqiptarëve dje që iu drejtuan kutive të votimit për të bërë zgjedhjen e tyre, të njëjtën gjë ka bërë edhe Ermal Mamaqi me bashkëshorten e tij Amarda Toska.

Ditën e sotme ashtu si shumë qytetarë të tjerë dhe personazhe të njohur të ekranit Ermali e ka ndarë këtë moment edhe me miqtë në rrjetet sociale.

 

 

Duke e lënë mënjanë humorin që e karakterizon dhe batutat, mesazhi që Ermali ka shkruar pas votës i ka kaluar pritshmëritë e të gjithëve.

Në foton e postuar në Instagram, Ermali duket bashkë me Amin dhe Joelin, i cili, ashtu si i ati dikur, luan në shilarëse, ndërsa Ami, si gjithmonë pranë tij për ta ndihmuar.

“Kopshti 42. Ndjesi e çuditshme sot, kur shihja djalin tim që luante këtu, ku unë u rrita… 33 vite më parë. Atëherë lisharëset dhe lojërat ishin ndryshe. E rëndësishme është që edhe nipi im të vijë të luajë këtu, 33 vite më pas. E rëndësishme është që djali im të dojë të jetojë në Shqipëri. E rëndësishme është të kemi votuar për të ‘duhurin’”.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *